Ky ishte fizioterapeuti i gjeneratës së Fadil Vokrrit, Sahit Kelmendit, Fadil Muriqit...

Futboll

Ky ishte fizioterapeuti i gjeneratës së Fadil Vokrrit, Sahit Kelmendit, Fadil Muriqit...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:19
Fadil Vokrri, Nexhmedin Statovci e Sahit Kelmendi

Një fotografi emocionuese, e sidomos për gjeneratat e vjetra, që e kanë njohur fije e për pe Prishtinën e viteve të 80-ta!

Një gjeneratë e papërsëritshme në krye me legjendën, të ndjerin Fadil Vokrri, me shokë si Fadil Muriqi, Sahit Kelmendi, Kujtim Shala, Edmond Rugova, Skënder Shengyli, Arbnor Morina, Ramadan Cimili, Mensur Nexhipi, Skënder Shengyli, Agim Cana, Shefqet Sinani, Rafet Prekazi, Xhevdet Muriqi, të ndjerët Faton Domi e Favzi Rama etj.  Më emocionuese është Nexhmedin Statovci, atëkohë fizioterapeut i gjeneratës së artë të KF Prishtinës.

I ndjeri Statovci ka qenë i palodhshëm dhe një emër që nuk harrohet kurrë, për punë e profesionalizëm dhe që ishte në mesin e asaj gjenerate të shkëlqyeshme, që ishte më shumë se Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat