Guardiola lavdëron Agueron pas fitores ndaj Liverpool

Futboll

Guardiola lavdëron Agueron pas fitores ndaj Liverpool

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:20
Pep Guardiola dhe Sergio Aguero

Trajneri i Manchester Cityt është shprehur i lumtur me fitoren e mbrëmshme të skuadrës së tij.

I lumtur për fitoren në sfidën ndaj Liverpoolit, Pep Guardiola nuk i kurseu lëvdatat për Sergio Agueron autorin e golit të parë ndaj The Reds.

Një vit më parë ish trajneri i Bayernit nuk e donte në skuadër argjentinasin dhe Aguero ishte gati të largohej por tashmë gjërat kanë ndryshuar për mirë me 30-vjeçarin që është zgjedhja e parë e Guardiolës në sulmin e Citiziens.

“Kemi shumë nevojë për Sergio Agueron në këto ndeshje, cilësia e tij bën dallimin”, tha Pep. “Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë karrierës së tij dhe ai finalizim ishte i mrekullueshëm”. “Liverpool pëson pak gola, por ne arritëm të shënonim dy herë. Nëse do të kishim humbur, do të kishte qenë shumë e vështirë. Por tani jemi katër pikë larg tyre dhe ata janë kryesuesit. Duhet të luftojmë shumë, por kjo fitore na jep shumë besim”, ka përfunduar Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat