"2 kafshë"; Ronaldo kryqëzon grushtet me superkampionin, dridhet Dubai

Futboll

"2 kafshë"; Ronaldo kryqëzon grushtet me superkampionin, dridhet Dubai

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:40
Ronaldo dhe Joshua

Cristiano Ronaldo u takua “kokë më kokë” me kampionin e rëndë në boks, Anthony Joshua. Kjo ndodhi sot në Dubai, ku dueti i yjeve në sportet e tyre bëri edhe një fotografi, të cilën e ka shpërndarë portugezi në rrjetet sociale, me statusin: “2 animals” (2 kafshë).

CR7 dhe Joshua kanë pozuar me grushtet e kryqëzuar, teksa janë duke shijuar motin e ngrohtë atje, larg dimrit të acartë europian.

Ylli i Juventusit kishte udhëtuar për në Dubai, që të merrte pjesë në ndarjen e çmimeve të “Globe Soccer”, të enjten, ku u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2018. Në këtë çmim, ai u rendit përpara Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. Ky ishte viti i tretë radhazi, që Ronaldo, 33 vjeç, e fitonte këtë çmim, ose i pesti që nga viti 2011.

Ish-sulmuesi i Manchester United më herët u shpall “goli më i mirë i vitit 2018” për goditjen e tij të mahnitshme (me roveshiatë). Bëhet fjalë për golin me fanellën e Real Madridit kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.

Përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e shpërblimeve, Ronaldo mori disa kohë për t'u çlodhur në diell me familjen e tij dhe për të reflektuar mbi suksesin personal në gjashtë muajt e parë me “Zonjën e Vjetër”. 

Juventusi i Ronaldos ka qenë jashtë veprimi që kur ai shënoi dy herë në fitoren ndaj Sampdorias, më 29 dhjetor. Bardhezinjtë do të kthehen në fushë më 12 janar, për të luajtur ndeshje të “Coppa Italia” kundër Bologna, përpara se të ndeshet me Milanin në finale e Superkupës së Italisë, katër ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat