Shkëndija tubohet, kush mungon?

Futboll

Shkëndija tubohet, kush mungon?

Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:51
Shkëndija tubohet, kush mungon?

Futbollistët e Shkëndijes nga Tetova kanë përfunduar pushimin dimëror pasi sot u shënua starti i përgatitjeve dimërore që do të zhvillohen në tre faza.

Trajneri Qatip Osmani me ndihmësit e tij të sot kishin grumbullimin e parë, ndërsa menjëherë para futbollistëve u prezantua plan-programi i përgatitjeve.

Në takimin e parë kanë munguar Besart Ibraimi që pas operimit të ligamenteve zhvillon fazën e rikuperimit në Kroaci dhe Stenio Junior i cili ekipit do t’i bashkohet më 7 janar. Ndërkohë pasi humbi gjithë gjysmëstinorin vjeshtor shkaku i lëndimit, në grumbullim është paraqitur sulmuesi Marjan Radeski, ndërsa nga ekipi i moshave skuadrës së parë i është bashkuar Besart Rexhepi.

Duke nisur nga sot futbollistët bëjnë matjet e zakonshme, që më pas dy ditët me rradhë të ndarë në grupe do të kryejnë ekzaminimet mjekësore. Më 7 dhe 8 janar në program janë testimet e performancës fizike në terren, ndërsa pas ditës së lirë më 9 janar pason periudha kur ekipi do të punojë me ngarkesë të shtuar. Stafi teknik ka paraparë zhvillimin e tre ndeshjeve kontrolluese në Maqedoni, para startit të fazës së tretë që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë prej 22 janar deri më 5 shkurt. Në tokën turke janë paraparë të luhen edhe katër ndeshje testuese me kundërshtarë cilësorë nga Zvicra, Rusia dhe Austria. Gjysmësezoni pranveror është caktuar të nis më 17 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat