Bernardo Silva, lojtari që “e lodhi” mesfushën e Liverpool

Futboll

Bernardo Silva, lojtari që “e lodhi” mesfushën e Liverpool

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:44
Bernardo Silva

Manchester City pati mbrëmë një paraqitje të jashtëzakonshme në sfidën kundër Liverpool.

Përkundër faktit se “The Reds” ishin të jashtëzakonshëm, skuadra nga Manchesteri arriti që të fitojë me rezultatin 2:1.

Nga lojtarët më të dalluar në fushë ishin dyshja e mesfushës së City, Bernardo Silva dhe Fernandinho.

Reprezentuesi portugez, Silva, mbrëmë regjistroi rekord për këtë edicion të Premierligës.

Lojtari vrapoi plot 13.7 km, që përkthehet si më së shumti distancë e mbuluar brenda një ndeshje gjatë këtij edicioni në Premierligë.

Silva ishte gjithashtu produktiv edhe me depërtimet e tij nga krahu i djathtë, duke i dhënë më shumë hapësira Raheem Sterling.

Pra, portugezi ka qenë zëvendësuesi i duhur për De Bruyne, që nuk e la Guardiolan që të vuaj nga mungesa e belgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat