“Lordi” Bendtner nis burgun shtëpiak

Futboll

“Lordi” Bendtner nis burgun shtëpiak

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:52
Nicklas Bendtner

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner ka filluar vuajtjen e dënimit me 50 ditë arrest shtëpiak. Sulmuesi danez ka publikuar një foto nga shtëpia ku e ka “dënuar” veten duke vënë një byzylyk në këmbë.

Bendtner është dënuar me 50 ditë arrest shtëpiak pasi që kishte rrahur një shofer taksie duke ia thyer nofullën.

“Uroj që kjo që më ka ngjarë mua, mos t’i ndodhë askujt. Unë nuk kam dashur ta gjejë veten në këtë situatë” ka thënë Bendtner.

Pavarësisht dënimit, skuadra ku aktivizohet “Lordi”, Rosenborg nuk i ka dhënë asnjë gjobë duke e mbajtur në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat