Të shtunë do të ndodhë diçka unike në futbollin anglez

Futboll

Të shtunë do të ndodhë diçka unike në futbollin anglez

Më: 4 janar 2019 Në ora: 22:26
Middlesbrough

Middlesbrough pritet të shkruajë historinë në ndeshjen e rrethit të tretë të FA Cup ndaj Peterborough të shtunën, duke futur në fushë në të njëjtën kohë lojtarin më të ri dhe më të vjetër të historisë së tyre.

16-vjeçari Nathan Wood pritet të luajë në ndeshjen që do të zhvillohet në Riverside, teksa portieri 40-vjeçar Dimitrios Kostantopoulos gjithashtu do të jetë pjesë e titullarëve.

Trajneri, Tony Pulis ka nxitur tifozët të jenë të pranishëm dhe të shohin këtë “situatë të mrekullueshme” me sytë e tyre pasi nuk do të ndodhë më.

“Do të jetë unike,” shprehet Pulis për sfidën. “Ndodh që mund të luajë njëri ose tjetri, por të kesh të dy në fushë… nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të ndodhë.

“Është një situatë e mrekullueshme, tifozët duhet të vinë dhe ta shohin sepse është diçka unike që nuk do të ndodhë më”.

“Të aktivizosh më të riun dhe më të vjetrin në një ndeshje, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë më parë, jo me këtë diferencë moshe”, ka shtuar Pulis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat