Ky futbollist legjendar pritet ta zëvendësojë Valverden te Barcelona

Futboll

Ky futbollist legjendar pritet ta zëvendësojë Valverden te Barcelona

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:21
Barcelona

Ernesto Valverde nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë apo jo të jetë trajner i Barcelonës. Në një situatë të tillë, tifozët e gjigantit katalonas kanë treguar se kë e dëshirojnë si trajner të skuadrës.

“Nuk e di se çfarë do të bëj sezonin tjetër” ishin fjalët e Valverdes për “AS”. Menjëherë pas kësaj deklarate, “Marca” kishte hapur një votim me pyetjen se kush duhet të jetë trajneri pasues i Valverdes, ku votuan rreth 70mijë tifozë.

Ishte Xavi Hernandez që priu në këtë listë me 33 për qind të fituara nga votat e tifozëve.

Image

Kujtojmë se mesfushori spanjoll e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në “Camp Nou” dhe ka bërë të ditur se nga sezoni tjetër do të shqyrtojë mundësinë të bëhet trajner.

Nuk dihet nëse Barcelona do të rrezikojë me një vendim të tillë, pavarësisht se bëhet fjalë për një legjendë të kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat