Dështon Higuain, Chelsea pas Arnautovic

Futboll

Dështon Higuain, Chelsea pas Arnautovic

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:47
Maurizio Sarri

Chelsea duket se me doemos kërkon transferimin e një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar.

Maurizio Sarri mund të provojë të nënshkruaj me sulmuesin e West Ham, Marko Arnautovic, pasi marrëveshja me Gonzalo Higuain po dështon.

“Blutë” thuhet se dëshirojnë me çdo kusht nënshkrimin me argjentinasin si zëvendësues të Alvaro Moratas, raporton “Bleacher Report”.

Spanjolli ka ngecur të gjej formën e tij që kur kaloi në “Stamford Bridge” në 2017. Njësoj si Morata, në krizë po kalon edhe Olivier Giroud.

Në anën tjetër, Arnautovic ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Premierligë, më shumë se Morata dhe Giroud së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat