Lëvizje e madhe nga Inter, afër marrëveshjes me Godin

Futboll

Lëvizje e madhe nga Inter, afër marrëveshjes me Godin

Më: 5 janar 2019 Në ora: 00:03
Diego Godin

Inter është afër që të kryej një prej lëvizjeve më të mëdha në këtë afat kalimtar.

“Calciomercato” shkruan se “Zi kaltrit” janë afër të nënshkruajnë me qendër mbrojtësin e Atletico Madrid, Diego Godin.

Uruguajani pritet të nënshkruaj me Inter një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Në rast se arrihet marrëveshje mes palëve, lojtari do të kalonte në Serie A tek në verën e ardhshme.

Kujtojmë se kontrata e Diego Godin me Atletico Madrid skadon pikërisht në fund të këtij sezoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat