Pas Ramsey, Juventus ‘bombardon’ me një yll tjetër

Futboll

Pas Ramsey, Juventus ‘bombardon’ me një yll tjetër

Më: 5 janar 2019 Në ora: 09:57
Aaron Ramsey

Pas Aaron Ramsey, një tjetër emër i madh i mesfushës mund t’i bashkohet Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, që në fund të sezonit do të transferohet në Torino si lojtar i lirë.

Por transferimi i Ramsey nuk e ka shuar dëshirën e Juventusit për të rikthyer në skuadër Paul Pogban.

‘Tuttosport’ shkruan se Juventus gjatë verës do të tentojë edhe transferimin e Pogbas nga Manchester United.

Pogba pikërisht nga Juventusi në verën e vitit 2016 ishte transferuar te ‘Djajtë e Kuq’.

Ardhja e Pogbas do të detyronte Juventusit të largonte një mesfushor nga skuadra, dhe lojtarët më të përfolur për t’u sakrifikuar janë gjermani Sami Khedira dhe boshnjaku Miralem Pjanic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat