Sulmuesi i kombëtares shqiptare humb ndjenjat, kalon natën në spital

Futboll

Sulmuesi i kombëtares shqiptare humb ndjenjat, kalon natën në spital

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:26
Rei Manaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj është bërë protagonist një dëmtimi të rëndë mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e kampionatit spanjoll ku Albasete u përball me Granadën.

Ishte minuta e 30-të kur ndodhi ky incident që e la pa ndjenja sulmuesin shqiptarë. Menjëherë më pas ai është dërguar për në spitalin e qytetit për t’u mbajtur nën kontroll.

Informacionet zyrtare vijnë vetëm nga skuadra, e cila bën me dije se Manaj ka kaluar mbrëmjen në spital ku është nënshtruar kontrolleve më të detajuara pas goditjes në kokë.

Fillimisht mësohet se ka një frakturë në nofull që i ka sjellë edhe atë humbje ndjenjash, por gjendja mbahet nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat