Modelja braziliane tatuazh emrin e Messit aty ku nuk duhet!

Futboll

Modelja braziliane tatuazh emrin e Messit aty ku nuk duhet!

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:26
Modelja braziliane tatuazh emrin e Messit aty ku nuk duhet!

Lionel Messi është gdhendur në historinë e Barcelonës, me trofe të panumërt të fituar, por tani ylli argjentinas është përjetësuar edhe në trupin e modeles braziliane. Ish-fituesja e “Miss BumBum”, Suzy Cortez, e ka skalitur emrin e heroit të saj në pjesën më të famshme të trupit me tatuzh, sepse beson se Messi do ta fitojë “Topin e Artë” në këtë vit(2019). 

31-vjeçari argjentinas dhe Cristiano Ronaldo e humbëm mbretërimin 10-vjeçar në këtë çmim (e kanë fituar të dy nga pesë herë), sepse Luka Modric ua zuri fronin në Paris, dhjetorin e kaluar. 

Image

Por modelja Suzy, fitues i garës së “Miss BumBum” në vitin 2015 në Brazil, është aq e bindur në aftësinë e superstarit të Barcelonës se do të fitojë “Topin e Artë” të gjashtë në vitin që sapo ka nisur, sa e ka gdhendur me tatuazh emrin e Leo Messit. Ajo tha: "Unë jam i sigurt se lojtari më i mirë në histori do ta fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë” dhe çmimin “The Best” për vitin 2019. Mezi i prita festat e ndërrimit të viteve për të bërë një tatuazh me emrin “Messi” dhe numrin 10, së bashku me stemën e Barcelonës, për të celebruar 120 vitet që i dua shumë".

Image

Suzy Cortez, 28-vjeçe, u bë kryelajm i mediave botërore në vitin 2016, kur u bllokua nga gruaja e Messit, Antonella, në rrjetet sociale të futbollistit, ku e bombardonte argjentinasin me mesazhe dashurie dhe foto “sexy”.

Dashuria e bukuroshes braziliane për babin e tre djemve është e dukshme, mjafton t’iu hedhësh një sy të shpejtë llogarive të saj në mediat sociale, që janë të mbushura me nderime ndaj “10” së Barcelonës. 

Suzy, madje u zhvesh lakuriq dy here, për të treguar tatuazhin e përjetësuar në trupin e saj me emrin e Messit, një herë me ngjyrat e fanellës së Barcelonës dhe një herë tjetër me ato blu dhe të bardha të Argjentinës, pavarësisht se vetë është nga rivali i madh i Amerikës së Jugut, Brazili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat