Lojtari i Lazios mes llapjanëve

Futboll

Lojtari i Lazios mes llapjanëve

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:31
Valon Berisha mes llapjanëve

Futbollisti llapjan që është pjesë e Lazios dhe Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha gjatë qëndrimit të tij në vendlindje ka gjetur kohë dhe ka nderuar në vizitë klubin nga vendlindja e tij, Llapin.

Valoni me vizitën e tij në darkën e përbashkët para fillimit të përgatitjeve për edicionin pranveror ishte motivuesi kryesor që Llapi të jetë kandidat potencial për titullin e kampion, e ku Valoni tha se në rast shpalljeje të Llapit kampion do i gëzohej dhe do ishte një arritje e madhe për gjithë qytetin llapjan.

Ai u prit ngrohtësisht nga anëtarët e kryesisë dhe nga futbollistët e skuadrës, teksa për kontributin e tij për futbollin e Kosovës, Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina e nderoi me mirënjohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat