Alaba e sheh kështu këtë skenar

Futboll

Alaba e sheh kështu këtë skenar

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:15
Alaba e sheh kështu këtë skenar

Nga radhët e Bayern Munich e bekojnë ardhjen e tij. Me këtë rast ishte David Alaba, i cili, në deklaratat e bëra për “Sport Bild”, ka hapur derën për një përfshirje të mundshme të mbrojtësit të Atlético Madrid, Lucas Hernandez.

"Ai, sigurisht, është një lojtar i mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, Bayern Munich nuk do të interesohej e ngulmonte për të. Ardhja e tij do të na ndihmonte", tha austriaku.

David Alaba, 26 vjeç, ka luajtur si mbrojtës i majtë në “Allianz Arena”, por aktivizohet fare mirë edhe në mesfushë. Nëse mbrojtësi “rojiblanco” përfundon transferimin te gjigantët e Budesligës, trajneri Kovac mund ta spostonte austriakun në atë pozitë, përveç qendrës.

Dhe Alaba e sheh kështu këtë skenar: "E di se po bëj shumë mirë në anën e majtë të mbrojtjes, por për momentin nuk shqetësohem për ndryshimin e pozicionit tim, kalimin në mesfushë".

Atletico po këmbëngul që Lucas të mos shitet në merkaton e dimrit dhe, sipas informatave të tjera të “Bild”, klubet mund të negociojnë në verë shifrën prej 80 milionë euro, sa kërkojnë “rojiblancos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat