Kastrioti gjen trajnerin e ri

Futboll

Kastrioti gjen trajnerin e ri

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:17
Kastrioti gjen trajnerin e ri

Pas shkarkimit nga Kamza pas tre javësh kampionat dhe largimit nga Tomori pasi në Berat nuk përmbushi pritshmëritë duke mos arritur rezultatet që kërkonin drejtuesit, Bledar Devolli do të nisë një aventurë të re, të dytën në Kategorinë Superiore dhe të tretën në këtë sezon. Në orët e ardhshme gjirokastriti pritet të emërohet zyrtarisht trajneri i ri Kastriotit. Devolli ka marrë përsipër misionin e vështirë për të shpëtuar skuadrën krutane nga rënia në Kategorinë e Parë, një mision që duke parë situatën aktuale te Kastrioti duket thuajse i pamundur. Krutanët kanë gjetur më në fund trajnerin e ri pas dorëheqjes së Stavri Nicës pas humbjes ndaj Kukësit në sfidën e fundit të 2018-ës. Devolli do të jetë trajneri i tretë i skuadrës krutane në këtë sezon, pas Elvis Plorit dhe Stavri Nicës. Ndërkohë ka shkuar në plot 11 numri i largimeve nga Kastrioti në këtë merkato. I fundit që i ka dhënë lamtumirën klubit krutan është mbrojtësi malazez Nikola Stijepoviç, i cili një vit më parë doli kampion me Sutjeskën në vendin fqinj dhe ishte një titullar fiks në repartin e tërhequr të Kastriotit. 25-vjeçari i cili u aktivuza në 17 takime të Kategorisë Superiore në pjesën e parë të sezonit ka ndërprerë me marrëveshje kontratën dhe pritet të rikthehet në Malin e Zi për të vijuar karrierën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat