Ndërron jetë ish-futbollisti i Kosovës, sot u bë varrimi i tij

Futboll

Ndërron jetë ish-futbollisti i Kosovës, sot u bë varrimi i tij

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Sporti i Kosovës e në veçanti futbolli e ka marr një lajm të dhimbshëm ditën e premte. Ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare veterani i futbollit gjakovar, Xhevdet Kurhasani. Ai e kishte një karrierë për lakmi ne futboll.

Image

Ai kryesisht ka luajtur për Vëllaznimin dhe ishte pjesëtar i gjeneratës së parë të pas luftës, në edicionin 1945/46, atëherë kur Vëllaznimi quhej Ylli i Kuq dhe bënte gara në rangje të përbashkëta me Maqedoninë e Malin e Zi, në kuadër të Federatës së Futbollit të ish-Jugosllavisë, njofton Insporti. Ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë të asaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat