Lovren kërkon qetësi në Liverpool

Futboll

Lovren kërkon qetësi në Liverpool

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:05
Dejan Lovren

Dejan Lovren ka bërë thirrje për qetësi në Liverpool pas humbjes 2-1ndaj Manchester Cityt.

Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë stinor të Premierligës, që u zhvillua më 3 janar në “Etihad Stadium”.

“Mesazhi në dhomën e zhveshjes ka qenë që të jemi të qetë”, ka thënë mbrojtësi kroat.

“Ka disa ndeshje përpara nesh, dhe ne e dimë që ky është një stinor i madh dhe ne ende jemi të parët. Asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Ne duhet të jemi të qetë, të fokusohemi dhe të mos shikojmë mbrapa. Kur fitojmë ose humbim, ne nuk do të shikojmë mbrapa”.

Liverpooli ka 54 pikë në krye të renditjes, katër më shumë se City në pozitën e dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat