Llapi përforcohet

Futboll

Llapi përforcohet

Nga: K. G. Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:41
Flamur Bajrami prezantohet

Llapi nga Podujeva përforcohet me futbollistin Flamur Bajrami. “Transferimi i parë i afatit kalimtar të janarit tek KF Llapi është mesfushori llapjan Flamur Bajrami, i cili ka kryer prezantimin me fanellën bardhekaltër. Flamur Bajrami ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Tiranës e Vëllaznimit”, bëhet e ditur nga FC Llapi.

Llapjanët luftojnë për titullin e kampionit, të cilët janë në vend të tretë me 35 pikë, pesë me pak se kampionit vjeshtor, Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat