Ancelotti nuk e do shqiptarin

Futboll

Ancelotti nuk e do shqiptarin

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:53
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj po kthehet gjithmonë e më shumë në një çështje tek skuadra e Napolit, këtë gjë e ka konfirmuar hapur tashmë edhe menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

“Faktet tregojnë që në katër ndeshjet e fundit, Hysaj ka luajtur vetëm një, me shumë mundësi nuk është më i rëndësishëm për Ancelotin”, ka theksuar Mario Giufredi, menaxheri i shkodranit.

“Nëse nuk do të jetë më titullar dhe është kthyer në një pengesë, ne do ta heqim shpejtë këtë pengesë. Në verë refuzuam Chelsean pasi e kërkoi Sarri”, shtoi menaxheri.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka luajtur titullar thuajse në të gjithë fazën e parë të kampionatit, ndërkohë që në Champions League, Ancelotti ka preferuar Maksimovic.

Nga data 11 dhjetor e deri më tani, Elseid Hysaj ka luajtur vetëm ndeshjen kundër Spal në kampionat, duke mos u aktivizuar në ndeshjet kundër Kaliarit, Interit dhe Bolonjës.

“Nuk meriton një trajtim të tillë, duke patur parasysh se cfarë ka bërë tek Napoli në këto 3 vite dhe për më tepër duke parë sjelljen e tij prej profesionisti”, vazhdon menaxheri Guifredi.

“Ndoshta është një fazë tranzicioni, por çdo trajner ka zgjedhje e tij, nëse Hysaj është bërë zgjedhja e katërt mjafton të na e bëjnë të ditur, nëse vazhdohet kështu do të kërkojmë menjëherë që të largohet, që në janar”, mbylli deklaratën e tij menaxheri i Hysajt duke dhënë një mesazh të qartë edhe për presidentin De Laurentiis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat