Solskjaer fajëson veten për startin e dobët të United

Futboll

Solskjaer fajëson veten për startin e dobët të United

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:07
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United ka fituar ndeshjen e pestë radhazi nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer në triumfin 2-0 ndaj Readin në Old Trafford. 

Juan Mata dhe Romelu Lukaku ishin shënuesit teksa United kaloi në raundin e katërt të FA Cup. Por pas nëntë ndryshimeve në formacion, United nuk e nisi edhe aq mirë sfidën. 

“Nuk mund të kërkosh më tepër se kualifikimi, por mënyra sesi luajtëm nuk ishte më e mira. Ata kontrolluan ndeshjen në pesë minutat e para dhe ne nuk ishim në një nivel. 

“Por bëmë nëntë ndryshime, kështu që është e vështirë për djemtë sepse ata nuk kishin luajtur shumë së bashku, por arritëm të shënonim golat dhe të kualifikoheshim.”

Rikthimi i Alexis Sanchez po shkonte mirë deri në momentin kur pësoi një tërheqje muskulore. “Shpresoj të mos jetë një dëmtim i rëndë, por të shohim. Shpresoj që të jetë OK për fundjavën tjetër.” 

United do të udhëtojë në Dubai për të kryer një mini-fazë përgatitore përpara se të rikthehen në Britani për sfidën ndaj Tottenham. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat