Çmendet Raiola, ja sa kërkon për transferimin e De Ligt

Futboll

Çmendet Raiola, ja sa kërkon për transferimin e De Ligt

Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:09
Matthijs De Ligt

Matthijs De Ligt mbetet njëri nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të janarit.

Talenti i Ajax është objektivi kryesor i gjigantëve të Evropës që nga vera e kaluar dhe ende po vazhdon.

Por, së fundmi agjenti i lojtarit ka zbuluar disa shifra marramendëse që do ta vështirësojnë punën e secilës skuadër që do shërbimet e tij.

Sipas “Mundo Deportivo”, Mino Raiola po kërkon 10 milionë euro vetëm për vete në rast të nënshkrimit me klientin e tij.

Gjithashtu, paga totale e mbrojtësit holandez kërkohet të jetë rreth 12 milionë euro.

Në anën tjetër, sigurisht se edhe Ajax kërkon një shumë të majme për ta liruar lojtarin, shumë kjo që prek 75 milionë euro.

Mbetet të shihet se cila skuadër mund të plotësoj gjithë këto kritere për të afruar mbrojtësin premtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat