Milan të interesuar për mbrojtësin e Italisë

Futboll

Milan të interesuar për mbrojtësin e Italisë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:51
Italia

Agjenti i Cristiano Biraghi-t ka konfirmuar se mbrojtësi i Fiorentina-s ka qenë në bisedime me Milan.

26-vjeçari i cili luan në krahun e majtë është grumbulluar te Italia për të parën herë vitin e kaluar, duke shënuar një gol vendimtar në Nations League ndaj Polonisë.

Agjenti i tij Mario Giuffredi ka folur për Telelombardia dhe është pyetur për interesin e Milan.

“Çështja nuk ka të mbaruar. Gjatë verës ne folëm me drejtuesit dhe trajnerin e Milan, por më pas drejtuesit e klubit ndërruan mendje.”

Dera për rinisjen e negociatave është e hapur dhe Kuqezinjtë mesa duket këtë herë e kanë seriozisht për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat