A po rikthehet Messi tek kombëtarja? Konfirmohet miqësorja e Argjentinës

Futboll

A po rikthehet Messi tek kombëtarja? Konfirmohet miqësorja e Argjentinës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 23:54
Lionel Messi

Federata e futbollit të Venezuelës ka konfirmuar miqësoren e radhës me Argjentinën.

Kjo miqësore pritet të zhvillohet në mars të këtij viti dhe mund të jetë një mundësi e mirë për Lionel Messin që të rikthehet në kombëtare.

Interesant do të jetë fakti se kjo ndeshje do të zhvillohet në Madrid, në stadiumin e Atletico Madrid.

Kjo ndeshje do të jetë e para për Lionel Scalonin, i cili është emëruar trajner i Argjentinës.

Argjentina do ta luaj edhe një ndeshje tjetër gjatë marsit, dhe pritet që kundërshtar ta ketë Perunë.

Por, dilema kryesore është nëse në skuadër do të rikthehet ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Këto ndeshje do të shërbejnë që Argjentina të përgatitet për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat