Messi refuzon kombëtaren, Argjentina transferohet në Spanjë

Futboll

Messi refuzon kombëtaren, Argjentina transferohet në Spanjë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 09:05
Leo Messi

Spanja, pas finales së Kupës Libertadores të luajtur në Madrid mes Boca Juniors dhe River Plate, mund të pushtohet përsëri nga argjentinasit. Për çfarë bëhet fjalë? Për një tentativë të Federatës Argjentinase të Futbollit për të kthyer në kombëtare Leo Messi-n, i cili ka vendosur të shkëputet për një kohë të papërcaktuar nga përfaqësuesja. Dhe nëse Messi nuk shkon në Argjentinë, Argjentina shkon te Messi. 

Lajmi është dhënë nga e përditshmja spanjolle "Marca", që ka shpjeguar planin e Guillermo Tofoni, menaxher ndeshjesh i FIFA-s, i ngarkuar me detyrën për të organizuar miqësoren mes Argjentinës dhe Venzuelës, që do të luhet më 22 (ose 26) mars. Me sa duket, stadiumet e përzgjedhur për këtë sfidë janë "Camp Nou" dhe dy impiantet e Madridit, "Wanda Metropolitano" me "Santiago Bernabeu".  

Menaxheri i është futur punës për të gjetur një zgjidhje dhe për të organizuar në mënyrën më  të mirë të mundshme këtë miqësore. Edhe pse skenari mund të duket i çuditshëm. Pse? Sepse dëshira për ta luajtur ndeshjen në "Camp Nou" nuk vjen nga fakti se Messi shënon më shumë aty. E vërteta, të paktën sipas "Marca", është se kjo është një tentativë e federatës argjentinase për ta bindur numrin 10 të Barçës të kthehet në kombëtare dhe të mësohet me skemat e trajnerit Scaloni para Kupës së Amerikës.  

Gjithsesi, "Pleshti" nuk do të lëvizte nga Europa në muajin mars, periudhë në të cilën Barça do të luajë ndeshje vendimtare për sezonin. Tani mbetet për t'u parë nëse Tofoni do të arrijë të sigurojë një stadium spanjoll për ndeshjen dhe nëse Leo do t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së kombëtares. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat