Zyrtare: Reus lojtari i vitit në Gjermani

Futboll

Zyrtare: Reus lojtari i vitit në Gjermani

Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:45
Marco Reus

Kur është në formë të mirë fizike, Marco Reus padyshim se gëzon dashurinë e të gjithëve.

Anëtari i Borussia Dortmund është shpallur lojtari i vitit në Gjermani (2018), nga votat DFB, shkruan faqja zyrtare e Bundesliga.

Mesfushori me tipare sulmuese ka fituar 33.9 % të votave (89,929), duke lënë mbrapa yllin e Bayern, Joshua Kimmich me 31%.

Në vendin e tretë është renditur anëtari i Manchester City, Leroy Sane, i cili ka grumbulluar 10.3 % të votave.

Reus ishte paraqitur në 8 nga 13 ndeshjet e Gjermanisë në vitin 2018, duke regjistruar një gol dhe dy asistime.

Kujtojmë se gjermani kishte vuajtur shumë me lëndimet më herët gjatë karrierës, por tashmë duket se është rikthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat