Xhaka më me ndikim në Zvicër

Futboll

Xhaka më me ndikim në Zvicër

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:39
Xhaka më me ndikim në Zvicër

Futbollisti Granit Xhaka është zgjidhur sportisti me më ndikim në Zvicër, duke lënë prapa presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe tenistin e famshëm Roger Federer.

Kjo është hera e parë që 26-vjeçari i Arsenalit është votuar si personaliteti me më ndikim në Zvicër, epitet të cilin vitin e kaluar e mbante Roger Federer. Karakteri dhe puna e tij në vitin 2018 kanë bërë që Xhaka njerëzit dhe futbolli zviceran të përshkruhet përmes tij, shkruan gazeta e përditshme zvicerane “  Aargauer Zeitung”.

E përditshmja zvicerane shkruan se ndeshja e dytë e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës verës në Rusi, e ka ndryshuar shumë historinë e sportit zviceran. Së pari, festimi i golit të barazimit nga Xhaka, i cili e bëri shqiponjën dykrerëshe – që është simbol në flamurin kombëtar shqiptar, të cilën pas tij e bënë edhe bashkëlojtarët Xherdan Shaqiri, që shënoi golin e fitores, dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner. Por ishte Xhaka ai që e nxiti debatin e gjatë.

Sipas gazetës zvicerane, kuptimi i saktë i festimit me shqiponjë, qoftë politik apo shprehje gëzimi, nuk ka rëndësi. Fakti është se Xhaka ka shkaktuar tërmet në futbollin zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat