Sulmuesi "i mbetet në derë"

Futboll

Sulmuesi "i mbetet në derë"

Më: 6 janar 2019 Në ora: 15:03
Fabio Borini

Shumë emra e asnjë lëvizje për Milanin deri tani në merkaton e janarit, ndërkohë që ka dështuar edhe transferimi i Cesc Fabregas, i cili ka zgjedhur Monaco-n në Francë.

Problemi i Milanit është mungesa e fondeve dhe duhet shitur patjetër ndonjë  lojtar, por edhe futbollisti që dukej më pranë largimit, Fabio Borini, ka ngecur në Milano.

Sulmuesi nuk do të transferohet në Kinë, sepse Shenzhen ka hequr dorë dhe me një komunikatë zyrtare ka mbyllur bisedimet: "Nuk jemi të interesuar për blerjen e futbollistit të Milanit Fabio Borini".

Agjenti i sulmuesit, Roberto De Fanti, ka qenë në Kinë ditët e fundit dhe është munduar të zgjidhë gjithë problemet, duke nisur nga kërkesa e Milanit, rreth 10 milionë euro, por këtu gjithçka është bllokuar. Pas arritjes së marrëveshjes në lidhje me pagën e 27-vjeçarit, Shenzhen ka refuzuar të paguajë shifrën që kërkon Milani, sepse do i duhej të derdhte të njëjtën shifër në arkën e shtetit kinez, si taksë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat