Barcelona, kampionia në fuqi e La Liga-s, fiton edhe kur nuk luan. Barazimi 1:1 i regjistruar mes Sevilla dhe Atletico Madrid, skuadrat që mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të dytë në renditje, favorizon ekipin e Ernesto Valverde-s.
Gjithçka ka ndodhur në pjesë e parë, me Ben Yedder (37') që ka kaluar në avantazh vendasit dhe Griezmann (45') që ka fiksuar takimin në 1:1.
Katalansit kryesojnë renditjen me dy pikë avantazh ndaj Atletico Madrid dhe sot në mbrëmje, në fushën e Getafe-s, do të ketë mundësinë të thellojë diferencat me ndjekësit.
Edhe Real Madrid, që luan pas pak minutash në shtëpi kundër Real Sociedad, mund të përfitojë nga barazimi mes Sevilla-s dhe Atletico-s. "Los Blancos", në fakt, mund të kapin bardhekuqtë në vendin e tretë dhe të shkojnë dy pikë larg rivalëve madrilenë me një fitore sot.