Tragjedi, vdes 12-vjeçari

Futboll

Tragjedi, vdes 12-vjeçari

Më: 6 janar 2019 Në ora: 18:42
Alex Parera

Një tragjedi e vërtetë ka tronditur futbollin spanjoll. 12-vjeçari Alex Parera është ndarë nga jeta. Ai ishte pjesë e ekipit të moshave të EC Granollers, formacion i kategorisë së katërt të futbollit spanjoll, dhe kapiten i përfaqësueses Under 13 të Spanjës. 

Lajmi është dhënë nga vetë klubi, që, duke iu bashkuar dhimbjes së familjes, nuk ka specifikuar arsyet e vdekjes. 

"Alex Parera nuk është më me ne. Jemi afër familjes dhe miqve në një moment kaq të vështirë. E gjithë bota e futbollit do të të mbajë mend, Kapiten. Ylli yt do të shkëlqejë përgjithmonë. Lamtumirë përgjithmonë, djalosh. Prehu në paqe", ka qenë mesazhi i klubit në Twitter. 

Edhe FC Cardedeu, klubi ku Parera ka hedhur hapat e para si futbollit, i është bashkuar zisë. Alex është ndier keq natën e ndërrimit të viteve dhe është shtruar menjëherë në spital, ku e kanë futur në një komë farmakologjike nga e cila nuk ka dalë më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat