Pepe refuzon Arsenali

Futboll

Pepe refuzon Arsenali

Më: 6 janar 2019 Në ora: 19:38
Pepe refuzon Arsenali

Ish mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe është shndërruar në objekt dëshirash për shumë skuadra europiane, në këtë periudhë të merkatos. Portugezi, i cili ndërpreu me marrëveshje kontratën me Besiktasin gjatë muajit Dhjetor, është tashmë një lojtar i lirë dhe vendos vetë për të ardhmen e tij.

Pikërisht për këtë arsye, shumë skuadra kanë nisur negociatat me të, duke synuar të përforcojnë mbrojtjen me një futbollist ekspert si Pepe. Së fundi ka qenë Arsenali që ka tentuar të afrojë në Londër portugezin, por duket se ky i fundit i ka premtuar ish sulmuesit francez Thierry Henry, se do t’i bashkohet Monacos.

Sipas mediave angleze, ka qenë kjo arsyeja edhe e dështimit të marrëveshjes mes Pepes dhe Portos, ashtu siç ishte folur pak ditë më parë. Në principatën franceze, Pepe do të gjejë edhe mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, i cili ka lënë Chelsean dhe pritet të zyrtarizohet nga momenti në moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat