Gashi akuzon trajnerin! Sermaxhaj: Lojtari ka shkelur kodin e mirësjelljes - Bota Sot
Gashi akuzon trajnerin! Sermaxhaj: Lojtari ka shkelur kodin e mirësjelljes

Futboll

Gashi akuzon trajnerin! Sermaxhaj: Lojtari ka shkelur kodin e mirësjelljes

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2019 Në ora: 19:43
Sami Sermaxhaj e Durim Gashi

Mesfushor - sulmuesi Durim Gashi largohet nga Ballkani i Therandës dhe konfirmon se shumë shpejt do të firmos për ndonjë ekip. “Tifozët e futbollit, qytetarë të Therandës dhe tifozët ‘Xhebrailat’, pas një viti të mrekullueshëm e me shumë suksese erdhi koha për të ju thënë lamtumirë. Kështu vendosem që t’i ndajmë rrugët tona! Për skuadrën time të re, do të ju njoftoj shumë shpejtë!”, shkruan Gashi në profilin e tij në facebook!

Ndarja e rrugëve mes futbollistit dhe Ballkanit ka edhe një telashe! Futbollisti tha se nuk ka pasur raporte të mira me kryetrajnerin Sami Sermaxhaj, ky ishte edhe shkaku që u largua. Ndërkaq, Sermaxhaj ka treguar arsyet sepse është larguar Gashi.

“Bota sot”: Largoheni nga Ballkani, cilat janë shkaqet?

Durim Gashi: Nuk jemi marrë vesh dhe ka qenë një marrëdhënie e keqe me trajnerin. Vendosa që të largohem.

“Bota sot”: Nuk keni pasur minuta të bollshme?

Durim Gashi: Kam pasur kah fundi kampionatit, mirëpo kemi pasur një problem me trajnerin dhe vendosa të largohem.

“Bota sot”: Cili është problemi?

Durim Gashi: Nuk ka llogaritur në mua.

“Bota sot”: Sami, futbollisti iu akuzon se shkaku juaj u largua nga klubi?

Sami Sermaxhaj: Lojtari ka shkel një kod të mirësjelljes, ka dhënë informata sekrete të klubit dhe ne jemi ulur me kryesinë, kemi diskutuar për këtë shkelje të rëndë. Kryesia bashkë me stafin udhëheqës, vendosen që të largojnë atë nga klubi.

“Bota sot”: Durim, ku do të shkoni tani e tutje?

Durim Gashi: Do të vendosi shpejt.

“Bota sot”: A keni oferta nga klubet e elitës apo edhe jashtë vendit?

Durim Gashi: Po, kam nga liga e parë por edhe nga Superliga më shumë.

“Bota sot”: A ka rritje të nivelit të lojës në përgjithësi?

Durim Gashi: Po, ka shumë dhe secilën herë më mirë po bëhet.

“Bota sot”: Trajneri thotë se jeni larguar nga klubi shkaku i shkeljes së kodit të mirësjelljes. Sipas tij, së bashku me kryesinë kanë marrë vendimin për largim tuaj?

Durim Gashi: Nuk dua të sqaroj këtë temë, kemi vendosur t’i ndajmë rrugët në mënyrë të mirë. Dhe ashtu u përfundua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...