Modric: Kjo gjë nuk po shkon me lojën tonë

Futboll

Modric: Kjo gjë nuk po shkon me lojën tonë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:41
Luka Modric

Luka Modric është deklaruar pas humbjes së Real Madrid.

Real Madrid u mposht nga Real Sociedad në kuadër të La Liga-së me rezultat, 0:2.

Luka Modric ka thënë se duhet të ulen së bashku dhe të shohin se çfarë nuk shkon me strategjinë e tyre.

“Shanset e lëshuara për gol nuk na mungojnë, por nuk po i konkretizojmë ato”, tha fillimisht kroati pas ndeshjes.

“Nuk është problemi te një repart, por të te gjithë ne, pasi nuk po shënojmë gola në shtëpi dhe po pranojmë më shumë.

“Ne duhet të ulemi së bashku dhe t’i bisedojmë gjërat që nuk shkojnë me strategjinë tonë dhe me efikasitetin tonë”, ka shtuar më tej Modric.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat