Klopp: Ky lojtar i Liverpoolit nuk është në formë!

Futboll

Klopp: Ky lojtar i Liverpoolit nuk është në formë!

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:45
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp këmbëngul se nuk ka asnjë dyshim për Naby Keita.

Keita ka pasur një fillim të dobët tek Liverpooli dhe ka ngjallur mjaft kritika për formën e tij.

Mesfushori ka startuar në vetëm 10 nga 28 ndeshjet e mundshme këtë sezon dhe nuk ka qenë fare i pranishëm në tre ndeshjet e fundit të Reds.

“Nuk ishte një lëndim, jo. Ka disa raste të veçanta”, tha Klopp për Keitan.

“Unë fola me Naby. Cdo gjë është në rregull. Jam plotësisht i kënaqur me Naby, por a mund të jetë pak më i sigurt në lojëra? Po. Ai nuk është Naby i Leipzigut”.

“Nuk ka dyshim për të, ai është një lojtar i shkëlqyer, por është ende duke u ambientuar”, përfundoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat