Iniesta e bën një gabim trashanik, fansat i kërkojnë largimin e fotos

Futboll

Iniesta e bën një gabim trashanik, fansat i kërkojnë largimin e fotos

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:24
Andres Iniesta

Andres Iniesta i ka nxjerr shumë punë vetes.

Andres Iniesta ka postuar një foto në rrjetet sociale, por që ka marrë shumë komentet negative.

Mesfushori spanjoll që aktualisht luan në Kinë, ka postuar një foto më festën e Tre Mbretërve (Three Kings Days).

Image

Si pjesë e festimit të kësaj feste në Spanjë, në foton e publikuar qartë shihen dy persona me fytyrë të ngjyrosur, të cilët vepruan kështu pasi njëri prej mbretërve tradicionalisht i takon racës së zezë.

Disa prej reagimeve drejtuar Iniestas: “Racistttt”, “Keni menduar ndonjëherë se Iniesta do t’i rrënojë gjithë ato vinte brilante me një postim të vetëm?”, “Kjo është e tmerrshme”, “Të lutem fshije, dhe kërko falje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat