Drita fillon përgatitjet nëpër borë, paralajmëron shkuarjen në Turqi

Futboll

Drita fillon përgatitjet nëpër borë, paralajmëron shkuarjen në Turqi

Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:04
Drita

Gjilanasit do të ushtrojnë dy javë në Kosovë, ndërsa më pas do t’i vazhdojnë përgatitjet në Turqi

Kampionia aktuale e Kosovës, Drita i ka filluar sot përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.

Gjilanasit kanë njoftuar se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, në përjashtim të Xhevdet Shabanit, i cili pritet t’i bashkohet ekipit gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, fituesja e Superkupës së Kosovës ka njoftuar përmes grupit të vetë zyrtar në “Facebook” se nga 23 janari do ta vazhdojë fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku do të qëndrojë dy javë dhe atje ka planifikuar t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore.

Drita e pati një sezon fantastik vjet duke e fituar titullin e kampionit dhe duke e fituar Superkupën e Kosovës, ndërkohë që e bëri një paraqitje bravuroze në debutimin e saj në garat evropiane.

Por, ky edicion ishte mjaft i zbehtë për të pasi pati krizë të lojës dhe rezultateve.

Tash gjilanasit do të mundohen të këndellen dhe objektiv i tyre është Kupa e Kosovës, përmes së cilës synojnë të dalin përsëri në Evropë, respektivisht të luajnë në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat