Jurgen Klopp kritikon lojtarin: Nuk ka më atë ritëm si dikur

Futboll

Jurgen Klopp kritikon lojtarin: Nuk ka më atë ritëm si dikur

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:45
Jurgen Klopp

Trajneri Jurgen Klopp nuk i ka kyrsyer kritikat ndaj mesfushorit Naby Keita. I ardhur këtë verë nga skuadra gjermane e Lepizig, trajneri priste më shumë nga 23-vjeçari afrikan, por që nuk ka mundur ende të dalë në nivelet e dikurshme.

“Kam biseduar shpesh me të dhe gjërat po ecin mirë. A është i njëjti lojtar si në Gjermani? Jo. Keita nuk i ka arritur ende ato nivele, ndaj e pranoj që pres më shumë nga ai”, tha Klopp. Keita, këtë sezon ka luajtur vetëm 14 ndeshje me Liverpool, por s'ka shënuar asnjë gol.

Sipas trajnerit gjerman, mesfushori nga Guinea është ende në fazë adaptimi, që sipas tij mund të zgjasë. “Unë jam i kënaqur nga puna që bën, por në fushë nuk është ai që dëshirojmë të gjithë. Duhet të ketë më shumë besim te forcat e tij, tek aftësitë e tij në fushë dhe nuk do ta ketë problem”, u shprejh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat