Ragip Veseli zgjidhet kryetar i KF "Drenica", ai ka mbështetjen edhe të kryetarit të komunës Bekim Jashari

Futboll

Ragip Veseli zgjidhet kryetar i KF "Drenica", ai ka mbështetjen edhe të kryetarit të komunës Bekim Jashari

Nga: Fatmir Beka Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:55
Ragip Veseli zgjidhet kryetar i KF "Drenica", ai ka mbështetjen edhe të kryetarit të komunës Bekim Jashari

Klubi i Futbollit “Drenica” nga mbledhja e mbrëmshme e Kuvendit të Klubit do të drejtohet nga kryetari i ri, Ragip Veseli dhe kryesia e re (vjetër) që premtojnë mbështetje dhe kushte për klubin.

Ndër ata që kanë mbështetur edhe uruar kryetarin e ri të klubit është edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili e ka siguruar për mbështetje në rrugëtimin e tij si kryetar i KF “Drenica” duke besuar se të gjithë së bashku, përfaqësues të firmave, donatorë të ndryshëm dhe njerëz të vullnetit të mirë, do ta bëjnë klubin ndër skuadrat më të forta të Superligës.

Me këtë rast është zgjedhur edhe Kryesia e re, e përbërë nga Rexhep Birinxhiku – nënkryetar, dhe anëtarët; Mihane Bekteshi, Enver Mulaj, Ilir Veliu, Ramiz Shala, Ismet Mustafa, Avdullah Lushtaku dhe Azem Rukolli.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook:

Përgëzoj kryetarin e ri të Klubit të Futbollit “Drenica”, Ragip Veseli, pas zgjedhjes së tij në një proces të rregullt zgjedhor në mbledhjen e Kuvendit të klubit tonë të futbollit.

Do ta ketë mbështetjen time si kryetar i Komunës së Skenderajt, në rrugëtimin e tij si kryetar i KF “Drenica”, duke besuar se të gjithë së bashku, përfaqësues të firmave, donatorë të ndryshëm dhe njerëz të vullnetit të mirë, do ta bëjmë klubin tonë ndër skuadrat më të forta të Superligës.

Me këtë rast është zgjedhur edhe Kryesia e re, e përbërë nga Rexhep Birinxhiku – nënkryetar, dhe anëtarët; Mihane Bekteshi, Enver Mulaj, Ilir Veliu, Ramiz Shala, Ismet Mustafa, Avdullah Lushtaku dhe Azem Rukolli.

Duke falënderuar edhe kryesinë e vjetër për kontributin që ka dhënë, iu dëshiroj suksese!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat