Jashari nuk është pjesë e Llapit

Futboll

Jashari nuk është pjesë e Llapit

Nga: K. G. Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:16
Jashari nuk është pjesë e Llapit

Futbollisti Dardan Jashari nuk është pjesë e skuadrës së Llapit nga Podujeva. “Çdo fillim e ka fundin...Me anë të këtij postimi desha të ju njoftoj se nuk jam pjesë e Llapit. Pas 4 vite e gjysmë pjesë e këtij klubi, sot edhe zyrtarisht po largohem për një rrugëtim të ri në karrierën time.

Për gjatë këtyre 4 vite e gjysmë kaluam shumë momente të mira, gëzimi e hidhërimi, u shpallëm kampionë të Ligës së Parë, arritëm në finale të Kupës, ishim gjithnjë pretendent kryesor për titull por sot është mbyllja e një kapitulli shumë të rëndësishëm në karrierën time.

Falënderim i madh takon për ish-kryetarin e klubit, Nexhat Dumnica, kryesinë e vjetër dhe këtë aktuale, ish-trajnerin Tahir Batatina, të gjithë trajnerët që punuam së bashku, lojtarët, ekonomët. Falënderim i veçantë për qytetin e Podujevës dhe tifozerinë "Legjendat" që për këto 4 vite e gjysmë më bënë të ndihem si në shtëpinë time.

Po largohem, por me shumë krenari sepse në asnjë ndeshje nuk e kam përmbyllur pa e dhënë maksimumin nga vetja ime gjithnjë duke mbajtur me dinjitet e krenari fanellën e klubit të Llapit”, shkruan Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat