Kjo fotografi tronditëse mbushi mend shumë klube në Kosovë!

Futboll

Kjo fotografi tronditëse mbushi mend shumë klube në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:27
Kjo fotografi tronditëse mbushi mend shumë klube në Kosovë!

Infrastruktura e mirëfilltë sportive është arma më e fortë për zhvillimin e një sportit! Fatmirësisht shumica e fushave të futbollit janë në gjendje shumë më të mirë, se shumë vite përpara. FC Prishtina fushën dhe stadiumin  e ka sipas standardeve ndërkombëtare,  po ashtu edhe Feronikeli ka investuar shumë sikurse edhe Llapi, si dhe fusha Gjilanit është në gjendje shumë të mirë. Liria, Drenica, Trepça ’89, Ballkani, i kanë fusha të mira, por Ferizaj, Flamurtari e KEK-u duhet me investuar shumë më shumë në infrastrukturë.

Fotografia që shihet para shumë kohe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duket se kishte mbush mend shumë klube që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës. Sot Llapi ka fushë shumë të mirë por mos të harrojmë edhe në Ligën e parë ka klube me fusha shumë të mira. Me kalimin e viteve pritet që të investohet shumë më shumë dhe mos të kemi fusha sikur para disa viteve, kur sa herë kishte reshje të shiut ose të borës, fusha mbulohej nga lloçi dhe futbollistët po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat