Skënderbeu në bisedime me një afrikan

Futboll

Skënderbeu në bisedime me një afrikan

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:47
Skënderbeu në bisedime me një afrikan

Përgjegjësit e merkatos janë duke ndjekur nga afër tre lojtarë, por gjithçka po mbahet në fshehtësi të plotë. Duke qenë se janë vetëm në fazën e bisedimeve paraprake, në klub nuk preferojnë të zbulojnë emra dhe detaje rreth tyre.

Kjo është zgjidhja e vetme që kanë gjetur për të mos rrezikuar që ekipet e tjera të ndërhyjnë në tratativa. Kjo strategji që po ndiqet vjen si pasojë e precedentit me Eduart Rrocën.

Edhe pse korçarët interesoheshin për fantazistin, Kukësi ndërhyri dhe mbylli gjithçka me shpejtësi. Burimet pranë klubit bëjnë me dije se një nga tre lojtarë që po ndiqen nga klubi është afrikan dhe luan me Kombëtaren e një shteti nga ky kontinent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat