Shqiptarët e Shkupit fillojnë përgatitjet për Superligën e Maqedonisë

Futboll

Shqiptarët e Shkupit fillojnë përgatitjet për Superligën e Maqedonisë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:00
Shqiptarët e Shkupit fillojnë përgatitjen për Superligën e Maqedonisë

Pas pushimit të merituar, skuadra e FC Shkupi nga sot  (8 janar), grumbullohet në stadiumin e Çairit për të nisur fazën e parë të përgatitjeve për sezonin pranveror të kampionatit që fillon në muajin shkurt. Trajneri Umit Karan do të jetë së bashku me futbollistët nga dita ë martë, që menjëherë më pas të nisen drejt Dojranit, ku do të jenë për një javë që të fillojnë përgatitjet bazike, ndërsa më pas do të rikthehen në Shkup, ku do të kenë dy ditë të lira.

Ekipi nga 17 janari do të niset për në Antali, ku do të qëndrojnë për afër 20 ditë, ku në këtë periudhë do të kenë mundësi që përveç përgatitjeve të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese, ndërsa për emrat e ekipeve që do të jenë mundësi e mirë për tu testuar, e që stafi i ekipit është duke punuar në gjetjen e kundërshtarëve. Edhe kësaj radhe kryesia e klubit ka zgjedhur një nga resoret më të mira të Antalisë që klubi të ketë kushtet maksimale për përgatitjet, ndërsa qëndrimi i ekipit do të jetë në Aska Lara Resort & Spa.

Gjatë kësaj periudhe skuadra është në bisedime me futbollistë që eventualisht do të jenë përforcime të skuadrës, por gjithashtu gjatë qëndrimit në Turqi do të ketë edhe futbollistë të tjerë që do të testohen nga trajneri Umit Karan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat