Shkupi ndërpret bashkëpunimin me një futbollist

Futboll

Shkupi ndërpret bashkëpunimin me një futbollist

Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:03
Shkupi ndërpret bashkëpunimin me një futbollist

FC Shkupi në drejtim të riorganizimit të brendshëm, ka vendosur që me marrëveshje të të dy palëve të ndërpres bashkëpunimin me mbrojtësin Bllagoja Ljamçevski.

Në këtë mënyrë Ljamçevski, pas qëndrimi njëvjeçar në Çair, largohet nga FC Shkupi, ndërsa drejtuesit e kubit dhe kryesia e falënderojnë për kontributin e tij të dhënë në fanellën e FC Shkupit dhe i dëshirojnë suksese në karrierën e tij profesioniste.

Ndryshe ekspedita e FC Shkupit, të martën, nis përgatitjet pranverore, ndërsa “stacioni” i parë do të jetë Dojrani, para se të shkohet në Antali më 17 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat