Juventus, zbulohet tabuja e CR7 në këtë sezon

Futboll

Juventus, zbulohet tabuja e CR7 në këtë sezon

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:04
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka bërë për vete Juventus-in tashmë dhe ka ndërmend të bëjë të tijin edhe kampionatin italian. Portugezi, fitues i freskët i çmimit si lojtari më i mirë i vitit 2018-të në Globe Soccer Awards, ka qenë protagonist absolut në këtë sezon të parë me bardhezinjtë. 

CR7 kryeson renditjen e golashënuesve me 14 realizime dhe është i treti në renditjen e lojtarëve me më shumë asiste në këtë sezon të kampionatit italian. Portugezi, që ka dhënë 5 asiste deri tani, ndjek Mertens (6) dhe Suso (8).  

Cristiano është kthyer të shënojë me rregullsi pas një thatësire fillestare, gjatë së cilës ka mësuar të përshtatet me mbrojtjet italiane. Më pas është zhbllokuar dhe nuk është ndalur më. Ecuria e tij ka qenë pothuajse perfekte. 

Problemi i vetëm, në fakt, është se Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar akoma asnjë gol me goditje dënimi. Ka gjetur rrjetën me të djathtën, të majtën, me penallti, edhe me kokë, por jo me goditje dënimi. 

Dhe jo sepse nuk ka patur mundësi. Ai ka ekzekutuar 13 goditje dënimi deri tani, por të gjitha kanë qenë të gabuara. Një njollë në statistikat e CR7, aq sa goditja e fundit e dënimit e suksesshme ka qenë gjatë Botërorit në Rusi me fanellën e Portugalisë. 

Ai po dominon në Itali, por nuk po arrin të gjejë trajektoren fituese nga goditjet standarde, një specialitet i portugezit në vitet e kaluara me fanellën e Real Madrid.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat