Durmishaj shënon në Kupën e Greqisë

Futboll

Durmishaj shënon në Kupën e Greqisë

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:16
Durmishaj shënon në Kupën e Greqisë

Futbollisti shqiptar, Fiorin Durmishaj, shënon për Panionisin në barazimin me rezultat 1:1 ndaj Giannina-s, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Kupës së Greqisë.

Sulmuesi shqiptar bëri paraqitje të mirë dhe me skuadrën e tij dolën të pamposhtur nga fusha e Gianinna-s. Një barazim premtues për takimin e kthimit që të luftojnë për të siguruar biletën për në çerekfinale.

Për vendasit realizoi Sandi Krizman në minutën e 13-të dhe për mysafirët Durmishaj ka qenë i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 24-të. Për Panionisin u paraqit titullar Durmishaj dhe Antonio Mico në minutën e 88-të, kurse Andi Lila luajti i plotë për Gianinna-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat