Hysaj drejt Spanjës

Futboll

Hysaj drejt Spanjës

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:44
Hysaj drejt Spanjës

E ardhmja e Hysajt duket gjithmonë e më larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk po gjen hapësirat e duhura me Ançelotin dhe këtë po mundohen ta shfrytojnë klube të tjera.  

Atletiko Madridi po ndjek situatën dhe është gati ta sjellë në kryeqytet shqiptarin. Në fakt mbërritja e tij në Spanjë duket do të përfshinte edhe një futbollist të Interit. Bëhet fjalë për kroatin Vrsalko. Ky i fundit është huazuar te zikaltërit nga Atletiko dhe italianët pritet ta rikthejnë në shtëpi në fund të sezonit pasi është larg pritshmërive. Në marrëveshje për të përfituar shërbimet e Hysajt, mund të hyjë pikërisht kroati Vrsalko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat