Qendërmbrojtësi Kujtim Pantina largohet nga skuadra me renome Trepça nga Mitrovica dhe tani shqyrton disa oferta të klubeve tjera, që të vendos për vazhdimin e karrierës së tij. Futbollisti është lojtar i lirë dhe sipas tij, gjatë këtyre ditëve do të vendos. “Me Trepçën për 6 muaj kemi pasur marrëveshjen dhe e përfunduam atë. Tash jam lojtar i lirë”, tha Pantina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Qendërmbrojtësi është në negociata me dy klube. “Po, jam në negociata me dy klube, por ende nuk kam vendos”, tha ai.