Pepe kontratë për dy vite e gjysmë me “dragojtë”

Futboll

Pepe kontratë për dy vite e gjysmë me “dragojtë”

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:18
Pepe kontratë për dy vite e gjysmë me “dragojtë”

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe, tashmë 35-vjeç, është rikthyer në vendlindjen e tij, pikërisht në radhët e Portos, ku u bë i njohur si futbollist, para se t’u bashkohej kampionëve në fuqi të Europës në vitin 2007.

Portugezi ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me “dragojtë”, pasi prishi kontratën pak javë më parë me Besiktasin në Superligën e Turqisë. Në Oporto Pepe do të rigjejë ish-shokun e skuadrës te Reali, Iker Casillas.

Pepe e filloi karrierën te skuadra portugeze Maritimo  në vitin 2002, ndërsa në sezonet 2004-2007 spikati te Porto. Pas një dekade me fanellën e bardhë të Realit, ku fitoi gjithçka u transferua në Turqi. Kontrata e fundit me Porton pritet të jetë e fundit për Pepen si futbollist profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat