Mbappe nuk shkoi te Reali

Futboll

Mbappe nuk shkoi te Reali

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:35
Mbappe nuk shkoi te Reali

Reali i Madridit prej verës së shkuar po hedh miliona për të afruar lojtarë të rinj, si Vinicius, Rodrygo apo talenti i fundit, Brahim Diaz, por ndoshta Florentino Perez po mundohet të qetësojë ndërgjegjen për gafën e madhe që bëri në vitin 2017, kur nuk bleu Kylian Mbappé.

Në verën e vitit 2017 Reali pati shansin e artë të bënte një lëvizje gjeniale, sepse Manchester United kërkonte me ngulm Gareth Bale dhe ofronte një mal me para, ndërsa Reali kishte në dorë Mbappé, lojtarin zbulim të atij sezoni me Monaco-n.

Ishte edhe PSG në garë, për Mbappé kishte idhull Cristiano Ronaldo-n dhe vështirë se mund të refuzonte. Po atëherë, si përfundoi në Paris për 180 milionë euro?

E vërteta zbulohet nga Football Leaks, që nëpërmjet Del Spiegel publikon të fshehtat e futbollit. Reali kishte një  marrëveshje me Monaco-n, për 180 milionë euro, por edhe 30 milionë euro në bonuse. Përveç kësaj, Reali ra dakord që të paguante edhe 34 milionë euro në taksa, sepse Monaco refuzonte t'i paguante.

Më pas gjithçka u anulua, por jo sepse Mbappé kërkonte 12 milionë euro neto në sezon, që është versioni i mediave pro-madrilene për të justifikuar anulimin e marrëveshjes.

Mbappé nuk shkoi në Madrid thjesht për faktin se Florentino Perez nuk pranoi të shiste Bale, ndërkohë që kishte në ekip edhe Benzema e Cristiano Ronaldo. Në këtë mënyrë, shpenzimi për Mbappé nuk mund të mbulohej, ndërsa vetë supertalenti francez e kuptoi se në Madrid nuk e vlerësonin sa duhej dhe nuk ishin gati t'i jepnin hapësirën që i garantonte PSG. 

Duke parë si kanë shkuar gjërat, mund të thuhet pa frikë se Mbappé ka bërë një zgjedhje të zgjuar, sepse vërtet nuk është shpallur kampion Europe me Realin, por nëse do të përfundonte si Vinicius, duke luajtur me të rinjtë, nuk do kishte shans të ishte protagonist në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat