Chelsea transferon një super-sulmues

Futboll

Chelsea transferon një super-sulmues

Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:25
Chelsea

Një emër i madh mund t’i bashkohet Chelseas këtë afat kalimtar.

‘Blutë e Londrës’ janë të interesuar të nënshkruajnë të nënshkruajnë me sulmuesin Andre Silva, i cili nga Milan është i huazuar te Sevilla në Spanjë.

Chelsea, për të bindur Sevillan të heq dorë në mes të sezonit nga Silva, po mendon që në marrëveshje të përfshijë edhe Alvaro Moratan.

Image

Sulmuesi spanjoll mund të dërgohet në huazim te ekipi Andaluzian, për t’i hapur rrugë Silvas që të kalojë në ‘Stamford Bridge’.

Pas 18 xhirove në La Liga, Silva numëron tetë gola dhe shumë paraqitje të mira, pas një periudhe të vështirë të kaluar te Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat